0Koreja e Veriut realizoi të mërkurën lëshimet provë të tre raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi. Rrezja e veprimit të tyre është rreth 120 kilometra. Herën e fundit Koreja e Veriut ka kryer teste të tilla më 19 dhjetor në ditën kur Pheniani njoftoi për vdekjen e udhëheqësit të vendit Kim Jong II.