Sanksionet e reja ndaj Iranit dhe goditja e mundshme ushtarake kundër tij do të vlerësohen nga komuniteti ndërkombëtar si përpjekje për ndryshimin e regjimit ekzistues në këtë vend, mendojnë në Moskë.

0Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Gennadi Gatillov, në intervistën e vet dhënë Agjencisë “Interfax”, deklaroi se këto kohët e fundit po evidentohet tendenca e qartë e përkeqësimit të situatës rreth Iranit. Miratimi nga shtetet perëndimore i sanksioneve të njëanshme, që dalin përtej kufijve të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që ushtron ndikim negativ mbi popullsinë e Iranit dhe ekonominë e tij, por dhe minon përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen me mjete paqësore të problemit bërthamor të Teheranit, theksoi diplomati rus.