Në Turkmenistan hyri në fuqi ligji mbi partitë politike, i cili u miratua nga parlamenti dhe u nënshkrua nga Presidenti Gurbangulli Berdimuhamedov më 10 janar. Për 20 vjet të pavarësisë (që nga viti 1991) në Turkmenistan ka ekzistuar vetëm një parti politike - ajo Demokratike, e cila kryesohet nga presidenti i vendit.

0Numri i anëtarëve të partive duhet të jetë jo më pak se një mijë veta. Nuk lejohet formimi i partive politike sipas rajoneve dhe parimit profesional si dhe anëtarësimi në to i ushtarakëve në shërbim dhe punonjësve të organeve ushtarake dhe atyre të ruajtjes së rendit. Anëtar i partisë politike mund të bëhet çdo qytetari i Turkmenistanit me banim të përhershëm në vend dhe në moshë mbi 18 vjeç.