Irani shprehet i gatshëm për të rifilluar bisedimet mbi programin e vet bërthamore me “gjashtëshen” e ndërmjetësve, e cila përfshin në përbërjen e vet Rusinë, Kinën, SHBA, Francën, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

0“Irani ka qenë gjithmonë i gatshëm për të negociuar me “gjashtëshen” për programin e vet bërthamor të destinuar për qëllime paqësore”, - citojnë mediat iraniane fjalët e Zëdhënësit të Parlamentit të Republikës Islamike Ali Larijani.