Orbita e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) sot do të ngrihet në lidhje me kërcënimin e përplasjes me një fragment të satelitit amerikan “Iridium”, njoftuan të enjten në Qendrën amerikane të Drejtimit të Fluturimeve në Hjuston (Houston) të shtetit Texas.

0Sipas të dhënave të NASA-s, Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) po i afrohet një fragment sateliti me diametër prej 10 centimetra. Pa ndryshimin e orbitës së SKN të shtunën, herët në mëngjes sipas orës së Moskës, fragmenti do të ndodhet dy herë në afërsi të rrezikshme për Stacionin - në distancën nga 1 deri në 24 kilometra. Manovra do të kryhet me ndihmën e modulit rus “Zvezda” (“Ylli”), motorët e të cilit planifikohet të ndizen sot më 20:10 sipas orës së Moskës (GTM).