Tregu shqiptar është i hapur për biznesin rus. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë Agjencisë ITAR-TASS Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Rusi, Zoti Sokol Gjoka.

Diplomati konstatoi se lidhjeve tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve i kushtohet një vemendje e madhe. Sipas të dhënave të tij, qarkullimi i ndërsjelltë tregtar i dy vendeve arriti deri në 100 milionë euro. “Potenciali ekzistues në sferën tregtaro-ekonomike është shumë më i lartë se sa kjo shifër”, - shprehet me bindje Zoti Sokol Gjoka. - Fusha të rëndësishme, në të cilat ne mund të zhvillojmë një bashkëpunim të ngushtë, janë energjetika, turizmi, agrobiznesi dhe industria minerare”. “Tregu shqiptar është i hapur për biznesin rus, - theksoi diplomati, duke vënë në dukje gjatë kësaj, se “për rritjen e atraktivitetit të tregut kombëtar është i nevojshëm një shkëmbim më aktiv i informacionit me kolegët tanë rusë”.

0Ambasadori Sokol Gjoka vuri në dukje se në sferën e arsimit Rusia dhe Shqipëria po demonstrojnë një zhvillimin mjaft pozitiv të bashkëpunimit. “Ne kemi realizuar shkëmbime aktive të studentëve, pedagogëve, lektorëve. Kemi vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta midis universiteteve të vendeve tona”, - tha Zoti Sokol Gjoka.