Azil politik në Republikën Çeke bashkëshortit të ish Kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko - Aleksandër Timoshenko - nuk i është dhënë, por ai mor statusin e refugjatit në këtë vend.

“Legjislacioni çek bile as që përmban dispozita të tilla që mund të ofrojnë azil politik. Po, më të vërtetë, atij i është dhënë statusi i refugjatit dhe e mori ai atë me dëshirën e vet”, - njoftoi Zëdhënësi i MPJ të Ukrainës Aleksandër Dikusarov. Ai theksoi se kjo situatë nuk ka kurrfarë nënteksti politik dhe se ngjarja në fjalë nuk do të ketë pasoja politike për marrëdhëniet çeko-ukrainase”.

0Në vitin 2011 Republika e Çekisë i dha azil politik ish ministrit të ekonomisë të Ukrainës, ish anëtarit të qeverisë së Julia Timoshenko - Bogdan Danilishin-it.