Kompania “Aeroflot - linjat ajrore ruse” në vitin 2012 planifikon të instalojë në 11 aeroplanë të modelit A-330 pajisjet për garantimin pasagjerëve të aksesit në Internet, thuhet në njoftimin e kompanisë ajrore ruse. “Aeroflot ka bërë zgjedhjen e vet në favor të aplikimit të teknologjive informative në punën e tij”, sqaroi Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ajrore Vitali Saveliev.

0Sipas legjislacionit rus, pajisjet përkatëse do të mund të përdoren gjatë fluturimit vetëm në lartësinë mbi 3000 metra. Aktualisht pajisje të tilla janë instaluar në dy aeroplanë Airbus A320.