Kompanitë ruse kanë eksportuar që nga 1 korriku i vitit 2011 e deri më sot 18.6 milionë ton drithëra, njoftoi Zëvendëskryeministri i parë i Federatës Ruse Viktor Zubkov në mbledhjen e komisionit qeveritar të Rusisë për çështjet e kompleksit agro-industrial. Rusia u rikthye tashmë në radhët e prodhuesve kryesorë botërorë të drithërave, theksoi Viktor Zubkov.

0Autoritetet ruse parashikojnë eksportet e drithërave, në bazë të rezultateve të vitit aktual bujqësor (i cili llogaritet nga korriku i vitit 2011 deri në qershor të 2012) në nivelin 24-25 milionë ton.