Ndalimi i mbajtjes së referendumit mbi përcaktimin e statusit të gjuhës ruse në Letoni mund të çojë në aksione protestash në rrugë. Me një paralajmërim të tillë dolën dolën udhëheqësit e Shoqatës “Gjuha anëtare”, të cilët iniciuan në nëntor mbledhjen e nënshkrimeve për dhënien rusishtes të statusit të gjuhës së dytë shtetërore në këtë vend. Në mbështetje të kësaj nisme hodhën firmat e veta më shumë se 180.000 qytetarë të Letonisë, të cilët gëzojnë të drejtën e votës. Ky numër është plotësisht i mjaftueshëm për organizimin e referendumit.

0Referendumi do të mbahet më 18 shkurt, në qoftë se Gjykata Kushtetuese e vendit do të marrë vendimin në favor të ndalimit të zhvillimit të tij. Për këtë ndalim këmbëngulin përfaqësuesit e dy partive qeveritare - “Të gjithë të Letonisë” («Все - Латвии») dhe “Uniteti” «Единство». Aktualisht rusishtja gëzon në këtë republikë statusin e gjuhës së huaj.