Në Moskë, sipas shembullit të qyteteve evropiane, mund të aplikohen kartat turistike. Siç njoftuan në administratën e kryeqytetit, në bazë të tyre turistët mund të blejnë me zbritje biletat në muzeume, në transportin urban dhe në disa dyqane të caktuara.

0Po shqyrtohet gjithashtu edhe mundësia e aplikimit të biletave të vetme për të vizituar teatrot dhe muzetë. Ato do të jenë shumë më të lira se ato ekzistuese individuale për çdo institucion. Këto masa destinohen ti shërbejnë rritjes së fluksit të turistëve në Moskë.