Ngjarja kryesore e vitit 2011 u bë e ashtuquajtura “Pranvera arabe”. Revolucionet në vendet Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut figurojnë në rrjeshtat e para të të gjitha sondazheve të fundit që janë zhvilluar në vende të ndryshme të botës.

Bota arabe me popullsinë e vet prej më shumë se 300 milionë banorë është një lojtare jashtëzakonisht e rëndësishme në arenën botërore. Dhe gjithçka që do të ndodhë në botën arabe, do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në fatin e gjithë njerëzimit - pa kurrfarë thonjëzash, mendon eksperti i Institutit rus për Strategjinë Kombëtare Pavell Sviatenkov.

Ndër ngjarjet më të rëndësishme në shkallë globale analistët rusë përmendin krizën e zonës së euros dhe vendimin e Bashkimit Evropian, që e pasoi atë, për krijimin e të ashtuquajturit Bashkim Fiskal (për të forcuar disiplinën dhe centralizimin).

Shumica e qytetarëve rusë quajtën ngjarje kryesore të vitit 2011 mitingjet masive të opozitës kundër falsifikimeve të cilat, sipas mendimit të protestuesve, patën vend gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit. Kurse në anketimin që zhvilloi Internet-siti i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë”, vendin e tretë të rejtingut e zuri krijimi i Bashkimit Euroaziatik (në bazë të Bashkimit Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit).

0Në dhjetëshen e ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2011 banorët e vendeve të ndryshme të botës kanë përfshirë gjithashtu eliminimin e “Terroristit № 1” Osama bin Laden, tërmetin e muajit mars në Japoni dhe avarinë serioze në centralin bërthamor “Fukushima-1”, sulmin terrorist në Norvegji, skandalin seksual me përfshirjen e ish Kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss-Kahn. Vetëm se janë shpërndarë ato në renditjen e rejtings në mënyra diverse në vende të ndryshme. Për shembull, për francezët gjyqi ndaj Dominique Strauss-Kahn dhe dasma e Princit britanik William dhe Catherine Middleton dolën më të rëndësishme si ngjarje se sa problemet serioze të zonës së euros. Në pesëshen e parë të sondazheve të zhvilluara në mes të banorëve të Evropës, të Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut u përfshinë edhe ngjarje të tilla të trishtueshme si vdekja e themeluesit të Apple Steve Jobs dhe këngëtares britanike Amy Winehouse. Kurse në versionin e revistës gjermane “Stern” tablloja me renditjen e ngjarjeve të vitit paraqitet më e gëzueshme, më optimiste. Politika në renditjen e saj u spostua, në përgjithësi, në radhët e fundit. Në vendet e para u pozicionuan: martesa e Princit britanik, pasuria e supermodeles braziliane Grisele Bundchen dhe futbollistit amerikan Tom Brady (i cili u njoh si çifti më i pasur i vitit) si dhe dukja e pjesëmarrësit-homoseksual në reality show “Fermeri në kërkim të një gruaje”.

Igor Sileckij