Autoritetet e Koresë së Veriut morën vendimin për ta ruajtur në mauzole trupin e Udhëheqësit të vendit Kim Jong II, që ndërroi jetë më 17 dhjetor të vitit 2011, njoftohet në mesazhin e posaçëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Koresë. Kim Jong II do të vendoset në kompleksin memorial, ku ndodhet kripta (varri) i babait të tij - Kim II Sung. U vendos gjithashtu për ti ngritur një statujë të lartë ish udhëheqësit të vendit.

0Dita e lindjes së Kim Jong II do të quhet në Republikën Popullore Demokratike të  Koresë “Dita e Yllit ndriçues”. Në gjithë vendin në këtë ditë do të vendosen “portretet e tij me buzëqeshje në fytyrë” si dhe do të ngrihen obelisqe dedikuar atij.