Në Abkhazi u arrit të parandalohet një sulm i madh terrorist. Në rajonin pranëkufitar me Gjeorgjinë - Galskij u gjetën tre mina anti-tank dhe një minë me fragmente metalike, të cilat ishin të lidhura midis tyre me një tel elektrik. Aty pranë ndodhej pika prej nga ku terroristët do të mund t’i vinin në veprim, t’i detononin ato. Fuqia shpërthyese e minave të gjetura është e barazvlefshme me 21 kilogramë tritol.

0Në rrugën automobilistike, ku u zbuluan këto mina, lëvizin shumë shpesh kufitarët rusë, të cilët ruajnë kufirin gjeorgjiano-abkhazian, si dhe bashkëpunëtorët e strukturave ushtarake abkhaziane. Minat e neutralizuara nga xhenierët u dërguan në prokurorinë lokale. Në lidhje me këtë fakt ka filluar hetimi.