Rusia i refuzoi Prokurorisë së Përgjithshme të Lituanisë kërkesën për marrjen në pyetje të ish Presidentit të Bashkimit Sovjetik Mihaill Gorbaçov (Mikhail Gorbachev) në lidhje me çështjen që ka të bëjë me ngjarjet e 13 janarit të vitit 1991 në Vilnius. Refuzimin e vet pala ruse e argumentoi me ekzistencën e parimit, objektivit të Konventës së Këshillit të Evropës “Për ndihmën e ndërsjelltë në çështjet e fushës penale”, sipas të cilit ndihma refuzohet në qoftë se ajo mund të dëmtojë “sovranitetin dhe sigurinë, rendin publik apo interesa të tjera thelbësore të vendit që merr kërkesën”.

0Në janar të vitit 1991 trupat sovjetike sulmuan Qendrën e Televizionit në Vilnius. Gjatë operacionit ushtarak gjetën vdekjen 15 veta dhe rreth 600 të tjerë u plagosën. Zyrtarisht nuk është provuar përfshirja personalisht e Mihaill Gorbaçov në vrasjen e njerëzve në Vilnius. Autoritetet e Lituanisë kërkojnë ta sjellin atë në këtë çështje penale si dëshmitar.