SHBA mund të ndërmarrin një sulm ushtarak ndaj Iranit, mendon Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikollai Patrushev. Ai deklaroi se ekziston propabiliteti i përshkallëzimit të konfliktit ushtarak, drejt të cilit Izraelin po e shtyjnë Shtetet e Bashkuara. Sipas fjalëve të tij, SHBA “synojnë ta shndërrojnë Teheranin nga armik në partner besnik, ndërsa për arritjen e këtij qëllimi duhet ndryshuar medoemos regjimi që është aktualisht në pushtet atje”.

0Sipas njoftimit të Nikollai Patrushev, për arritjen e këtyre pikësynimeve po përdoren bllokada ekonomike dhe ndihma e forcave opozitare. Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë vuri në dukje gjithashtu, se Rusia, Kina, India dhe një sërë vendesh të tjera po ndërmarrin përpjekje të mëdha për zgjidhjen e problemit iranian me mjete paqësore dhe nëpërmjet negociatave.