Nisja e njëkohësishme e dy grupeve sulmuese aeroplanmbajtësesh amerikane drejt Detit Arabik nuk është e lidhur me kërcënimet e Iranit për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, konfirmojnë në Pentagon. Siç njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA George Little, aeroplanmbajtësja “Carl Winson” në shoqërimin e anijeve të mbështetjes luftarake tashmë mbërriti atje të hënën për të zëvendësuar aeroplanmbajtësen “John C. Stennis”, e cila do të kthehet në bazën e vet ushtarake në San Diego.

0Një grup tjetër aeroplanmbajtësesh amerikane me në krye “Abraham Lincoln” përfundoi tashmë vizitën e vet miqësore në Tajlandë dhe tani po lundron gjithashtu drejt rajonit të Lindjes së Mesme. Gjatë pyetjes - nëse do të marrë kursin ndonjë nga aeroplanmbajtëset amerikane drejt Gjirit Persik - një përfaqësues  tjetër i Pentagonit bëri me dije se herët a vonë kjo do të ndodhë: “Për anijet tona është një gjë krejtësisht e zakonshme hyrja në Gjirin Persik dhe se kjo do të vazhdojë edhe më tej”.