Fragmentet e “Phobos-Grunt” do të bien në Tokë në periudhën midis 14 dhe 16 janarit. Në parashikimin e saktësuar, i cili është publikuar në faqen e Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos”, si koha më e mundshme e rënies së tyre është përcaktuar 15 janari, më 13 e 18 minuta sipas orës së Moskës. Pritet që fragmentet e stacionit ndërplanetar rus të bien në Oqeanin Indian, në jugperëndim të kryeqytetit të Indonezisë - Xhakarta.

0Deri në sipërfaqe të planetit do të fluturojnë copat e djegura të aparatit kozmik prej metalesh të forta zjarrduruese: 20-30 fragmente me një masë të përgjithshme jo më shumë se 200 kilogramë.