Presidenti sirian Bashar Al-Assad mbajti një fjalim përpara pjesëmarrësve të një tubimi masiv në Damask. Kjo është dukja e para e Presidentit të vendit përpara një audience prej një milion vetash për periudhën 10 mujore të trazirave anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin. Assad i bëri thirrje popullit sirian për tu bashkuar “në këtë moment vendimtar në historinë e vendit”.

0Të martën në një fjalim televiziv drejtuar kombit Bashar Al-Assad fajësoi forcat e jashtme për destabilizimin e situatës në vend. Ai njoftoi gjithashtu se në mars do të mbahet referendumi për kushtetutën e re. Sipas fjalëve të tij, janë përgatitur projekt ligje për reformimin e institucioneve sociale e politike dhe luftën kundër korrupsionit.