BE-ja do të rreptësojë sanksionet vepruese kundër Iranit, por çështja mbi ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër tij as që shtrohet fare, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashme dhe Siguri Catherine Ashton. Sipas fjalëve të saj, “qëllimi i sanksioneve është ushtrimi i presionit mbi qeverinë iraniane, t’i bëhet e qartë asaj se duhet të përmbushë medoemos detyrimet e veta”. Ashton mendon se “sulmi ushtarak” jo vetëm që nuk do të ndihmojë për zgjidhjen e problemit bërthamor iranian, por do të pjellë dhe plot probleme të reja.

0Bashkimi Evropian shpreson shumë se si rezultat i ushtrimit të presionit mbi Teheranin, ai do të rikthehet në tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë vëzhguesit e ANEA-s për inspektime në objektet e veta bërthamore. Më 23 janar ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë në Bruksel çështjen e vendosjes së “embargos së naftës” kundër Iranit dhe masat e ndikimit ndaj institucioneve të tij financiare.