Trajneri kryesor i ekipit kombëtar rus të futbollit Dick Advocaat do të inspektojë bazën stërvitore të skuadrës përfaqësuese të Rusisë në Euro 2012. Të mërkurën Dick Advocaat pritet të mbërrijë në Varshavë për tu njohur me vendin e qëndrimit të lojtarëve të ekipit të tij gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit të vitit 2012. Trajneri planifikon të vizitojë hotelin “Bristol”, ku do të jetojë skuadra përfaqësuese e futbollit e Rusisë, si dhe të njihet me infrastrukturën dhe fushat ku do të zhvillohen stërvitjet e ekipit.

0Ndeshjen e parë në grupin “A” ekipi kombëtar rus do ta zhvillojë më 8 qershor me skuadrën përfaqësuese të Republikës Çeke në qytetin Wroclaw. Ndeshjen e dytë futbollistët rusë do ta zhvillojnë më 12 qershor me të zotët e shtëpisë së Kampionatit në Varshavë. Kurse ndeshja përfundimtare e grupit do të mbahet më 16 qershor në Varshavë me skuadrën përfaqësuese të Greqisë.