Ish guvernatori i Massachusetts Mitt Romney zë pozita kryesuese me një distancë të konsiderueshme nga kandidatët e tjerë në zgjedhjet paraprake (primary election) që u zhvilluan në shtetin New Hampshire. Ai fitoi rreth 40% të votave. Shumica e vëzhguesve tashmë janë mëse të bindur në fitoren e tij.

Në vendin e dytë renditet Kongresmeni Ron Paul (25% të votave), në vendin e tretë - ish guvernatori i shtetit Utah, ish Ambasadori i SHBA në Kinë Jon Huntsman (17% të votave).

Javën e kaluar Romney korri fitoren në bazë të rezultateve të kuvendeve të aktivistëve të Partisë Republikane (caucus) në shtetin Iowa.

Intrigë kryesore e zgjedhjet paraprake (primary election) në shtetin New Hampshire u bë lufta për vendin e katërt në mes të ish Senatorit nga Pensilvania Rick Santorum (9.3% të votave) dhe ish Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA Newt Gringrich (9.4% të votave): ata ndryshojnë vazhdimisht vendet me njëri-tjetrin, ndërkohë që dallimi midis tyre përbën 0,3%.

Votuesit në New Hampshire janë të pakënaqur, para së gjithash, nga situata ekonomike në shtetin e tyre. Shqetësimin e vet të thellë përkatësisht problemeve ekonomike dhe gjendjes personale financiare në dalje të qendrave të votimit (në exit-polls) e shprehën 70% e votuesve. Me politikën e Presidentit aktual të SHBA Barack Obama janë të pakënaqur 80% e votuesve, kurse 40% e të të anketuarve deklaruan se janë “të zemëruar” me Presidentin Obama.

0Zgjedhjet paraprake (primary election) në shtetin New Hampshire janë një etapë jashtëzakonisht e rëndësishme e garës parazgjedhore në SHBA: ato i japin tonin gjithë fushatës pasuese zgjedhore. Faza e radhës parashikon zhvillimin e zgjedhjeve paraprake (primary election) më 21 janar në Karolinën e Jugut. Gara parazgjedhore e Partisë Republikane të SHBA do të përfundojë në verë të këtij viti me Kongresin kombëtar të Partisë në Tampa të Floridas, në të cilin dhe do të emërohet zyrtarisht kandidati për presidencën. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar të mbahen më 6 nëntor të vitit 2012.

Sergei Berec