Koncerni rus “Gazprom”, mbi bazë të rezultateve të vitit 2011, tejkaloi planin e nxjerrjes së gazit me 7.5 miliardë metra kub. Dërgesat në tregun evropian në krahasim me vitin 2010 u rritën me 13 miliardë metra kub, njoftoi të mërkurën në takimin me Presidentin rus Dimitri Medvediev Kreu i kompanisë “Gazprom” Aleksei Miller.

0Vëllimi total i gazit të nxjerrë dhe të eksportuar nga “Gazprom” përbëri më shumë se 513 miliardë metra kub, nga të cilat mbi 150 miliardë janë furnizuar në Evropë, saktësoi Aleksei Miller.