Pas një viti Irani do të jetë i aftë të sigurojë teknologjitë e nevojshme për pasurimin e uraniumit deri në nivelin e duhur për ndërtimin e mekanizmit shpërthyes bërthamor, mendojnë ekspertët e autoritetshëm ushtarakë rusë.

Duke komentuar informacionin e ANEA-s mbi fillimin e pasurimit nga Teherani të uraniumit deri në 20%, ekspertët konfirmojnë, se një nivel i tillë pasurimi i uraniumit është i pamjaftueshëm për ndërtimin e bombës bërthamore apo për mbushjet bërthamore. Megjithatë, pas arritjes së nivelit 20% të pasurimit të uraniumit, rruga drejt nivelit të pasurimit të tij deri në 90% mund të përshkohet shumë shpejt nga Irani - për një vit.

0Presioni që ushtrohet aktualisht nga SHBA dhe Izraeli mund ta shtyjë Iranin për marrjen e vendimit të detyruar mbi krijimin e armës bërthamore, theksojnë ekspertët.