Viti i kaluar u solli eksportuesve brazilianë të kafesë të ardhura rekord - gati 9 miliardë $. Ky tregues është 50% më i lartë se ai i vitit 2010. Gjithsej në vitin 2011 Brazili ka eksportuar jashtë shtetit mbi 30 milionë thasë 60-kilogramësh me kokrra kafeje.

0Fitimet rekord të larta për vitin 2011 u bënë të mundura, në radhë të parë, falë rritjes së çmimeve botërore të këtij produkti. Pjesën kryesore të eksporteve e përbënë kokrrat e kafesë të varietetit më të vlefshëm Arabica. Blerësi më i madh kafesë braziliane janë Shtetet e Bashkuara. Në vendin e dytë renditet Gjermania, kurse në të tretin - Italia.