Në Rusi është përgatitur projekti për krijimin në vend të rezervave strategjike  të lëndës së parë hidrokarbure. Parashikohet pompimi për ruajtje i dhjetra milionë ton nafte në depozitat nëntokësore: në raste aksidentesh teknogjene, krizash serioze në tregun botëror si dhe për ndikimin në çmimet e tregut të brendshëm.

Me fjalë të tjera, Rusia është e gatshme, sipas shembullit të vendeve të tjera, të krijojë rezervat e veta të naftës me një vëllim mjaft impresionues - 15 milionë ton. Pikërisht një shifër e tillë është përfshirë në projektin e përpiluar nga ekspertët rusë. Aktualisht Rusia eksporton çdo ditë më shumë se 650 mijë ton lëndë të parë hidrokarbure, ndërsa kjo do të thotë se vëllimi i rezervave do të jenë ekuivalent me afërsisht 20 ditë të eksportit të naftës. Kjo është në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare, të cilat janë përcatuar për vendet prodhuese të saj.

Rezervat e naftës të Rusisë mendohet të ruhen në depozita nëntokësore. Jo të ndërtuara artificialisht, sepse kjo do të ishte shumë e shtrenjtë, por në zgavrra natyrore, të tilla si, për shembull, minierat e shfrytëzuara të kripës. Vërtetë kjo do të kërkojë investime të mëdha, mjaft serioze kapitale për pajisjet dhe infrastrukturën e nevojshme. Vetë blerja e naftës në një vëllim të tillë, bile dhe me çmimet e tregut të brendshëm të vendit, do të kërkojë më shumë se 4 miliardë $. Megjithatë këto shpenzime, gjatë shfrytëzimit me mend të rezervave, mund të  mbulohen për llogari të luhatjes së çmimeve, shprehen me bindje ekspertët: sipas logjikës - nafta duhet të shitet në tregun në rritje dhe të blihet në tregun që ndodhet në rënie. Bile më tepër se kaq, çmimet në tregun e brendshëm, në rast të lindjes së defiçitit, mund të ulen.

Por shfrytëzimi i rezervave të naftës nuk do të kufizohet vetëm me këtë, saktëson njëri nga autorët e dokumentit të sipërpërmendur, eksperti rus i Institutit të Energjisë dhe Financave Sergei Konratiev:

- Burimet nga rezervat do të duhet të shiten në treg jo vetëm në rast të lindjes së ndonjë defiçiti nafte, por edhe nëse partnerët tanë do të kërkojnë prej nesh rritjen e vëllimit të furnizimeve të kësaj lënde hidrokarbure për shkak të faktit se vendet e tjera mund të gjenden në situata të vështira dhe nuk mund t’i dërgojnë atyre vëllimet e nevojshme të naftës. Prandaj, në përputhje me rrethanat, këtyre rezervave, si i thonë fjalës, “mund t’u hiqet vula” dhe të shiten me çmimet e tregut.

0Projekti i krijimit të rezervave të naftës në Rusi duhet ti nënshtrohet ekspertizës nga të gjitha dikasteret e interesuara dhe më pas të miratohet nga qeveria. Ekspertët nuk e vënë fare në dyshim se kjo është vetëm çështje kohe.

Roman Mamonov