Fragmente të stacionit ndërplanetar “Phobos-Grunt” mund të fillojnë të bien që sot në Tokë. Sipas llogaritjeve të Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos”, aparati kozmik do të nisë daljen e vet nga orbita aktuale në periudhën nga 10-21 janar. Pjesa më e madhe e tij do të digjet në shtresat e sipërme të dendura të atmosferës. Por deri në sipërfaqen e planetit tonë do të arrijnë dhjetra fragmente me peshë totale rreth 200 kilogramë.

0Rajoni i saktë i rënies së tyre nuk është përcaktuar ende. Stacioni ndërplanetar rus “Phobos-Grunt”, i cili u lëshua në kozmos në muajin nëntor të vitit 2011, ishte projektuar për studimin e Marsit, por për arsye të pashpjegueshme atij nuk i funksionoi motori kryesor.