Drejt brigjeve të Iranit po vazhdojnë të lundrojnë luftanije të reja të huaja. Për në Gjirin Persik janë nisur anija britanike (destroyer) “Dering” dhe aeroplanmbajtësja bërthamore amerikane “Carl Vinson”. Në këtë rajon tashmë ndodhet një grup sulmues amerikan me në krye luftanijen e madhe “John Stennins”.

0Përfaqësuesit e parë të forcave të huaja ushtarake detare u dukën në Gjirin Persik pas kërcënimit të Iranit për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, nëse Perëndimi do të vendosë sanksione të reja kundër Teheranit - fjalë bëhet për vendosjen e embargos ndaj importeve të naftës iraniane. Ndërkohë Presidenti i vendit Mahmoud Ahmadinexhad po vazhdon të vendosë marrëdhënie me Amerikën Latine. Ai siguroi tashmë mbështetjen e Venezuelës. Të mërkurën atë e presin me vizitë në Kubë.