Në Jakuti (Yakuti) dhe në Lindjen e Largët të Rusisë sot në mëngjes u regjistruan temperatura anomalisht të ulëta. Nga i ftohti i madh është mbërthyer keq qendra rajonale Ytyk-Kyuel, ku është fiksuar temperatura - 56 gradë. Në shkolla  është anuluar vazhdimi i procesit mësimor, janë mbyllur kopshtet e fëmijëve.

0Ngricat me temperatura -50 gradë, që kanë përfshirë hapësira të madha të Jakutisë (Yakutisë), do të vazhdojnë të mbajnë edhe disa ditë. Ngrica me temperatura nga -30 gradë e deri në -40 gradë janë regjistruar në Kollima (Kolyma), në Gadishullin e Çukotkës, në rajonin Amur dhe qarkun autonom Hebre, në krahinat Primorsk, Habarovsk (Khabarovsk) dhe në ishullin Sahalin.