Anija koreanojugore e peshkimit “Jung Woo-2”, në bordin e së cilën ndodheshin 40 marinarë nga Rusia, Kina, Indonezia, Vjetnami dhe Koreja e Jugut, mori flakë natën e kaluar pranë brigjeve të Antarktidës. Si rezultat gjetën vdekjen 3 anëtarë të ekuipazhit.

0Peshkarexhës së përfshirë nga flakët i erdhën në ndihmë dy anije që po lundronin aty pranë, të cilat arritën të shpëtojnë nga vdekja 37 veta. Dy nga të mbijetuarit kanë marrë djegie të rënda. Kombësia e të vdekurve nuk dihet ende. Në momentet aktuale anija e peshkimit vazhdon të mbetet nën pushtetin e flakëve të tërbuara të zjarrit dhe po vjen duke u anuar gjithnjë e më shumë.