Një automobil i minuar u hodh në erë të mërkurën në veri të Teheranit. Si rezultat, u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, njofton Agjencia informative iraniane Fars.

Viktimë e këtij shpërthimi u bë fizikani bërthamor Mostafa Ahmadi Roshan, Profesor i Universitetit Politeknik të Teheranit. Njoftohet se një motoçiklist i panjohur ngjiti bombën me magnet në makinën e shkencëtarit, e cila ishte parkuar në sheshin përpara universitetit. Sulmuesi i dyshuar arriti të fshihet në një drejtim të panjohur nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë të kërkim të tij.

032 vjeçari Mostafa Ahmadi Roshan ishte një nga të diplomuarit e Institutit të Industrisë së Naftës, por punonte si konsulent në një filial të ndërmarrjes që merret me pasurimin e uraniumit në Natanz.