Banorët e Republikës Popullore Demokratike të Koresë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në ceremonitë funerale që u organizuan në lidhje me vdekjen e udhëheqësit të vendit në muajin dhjetor, mund të dënohen me gjashtë muaj punë të detyruar në kampet përkatëse, njoftoi Internet-portali koreanojugor Daily NK, i cili specializohet për vëzhgimin e situatës në Korenë e Veriut.

0Sipas të dhënave të tij, kudo në vend janë zhvilluar mbledhjet e të ashtuquajturave “gjykata popullore”, në të cilat janë kritikuar rreptë të gjithë ata që nuk kanë shfaqur ndjenja trishtimi e hidhërimi adekuat pas vdekjes së udhëheqësit të vendit Kim Jong II.