Ish guvernatori i shtetit Massachusetts Mitt Romney zë pozita kryesuese me një distancë të konsiderueshme nga kandidatët e tjerë në zgjedhjet paraprake (primary election) që u zhvilluan në shtetin New Hampshire. Ai fitoi rreth 40% të votave. Shumica e vëzhguesve tashmë janë mëse të bindur në fitoren e tij.

0Në vendin e dytë renditet Kongresmeni Ron Paul (25% të votave), në vendin e tretë - ish guvernatori i shtetit Utah, ish Ambasadori i SHBA në Kinë Jon Huntsman (17% të votave).