Propozimi i Rusisë për krijimin e sistemit të sigurisë rajonale, ndër të tjera edhe asaj bërthamore, do të përfshihet në dokumentet përfundimtare të sesionit të 20 të Forumit parlamentar të Azi-Paqësorit. Për këtë njoftoi Zëvendëskryetari i Këshillit të Federatës të Rusisë Ilias Umahanov, i cili morri pjesë në takimin e parlamentarëve të vendeve të Rajonit të Azi-Paqësorit në Tokio.

Pas aksidentit që ndodhi në centralin bërthamor japonez “Fukushima-1” në mars të vitit 2011, ndërtimi i elektrostacioneve atomike dhe shfrytëzimi i tyre nuk mund të jetë më vetëm sferë e interesave të biznesit. Autoritetet e vendeve të botës duhet të vendosin normat e shfrytëzimit të objekteve bërthamore dhe të monitorojnë respektimin e tyre nga kompanitë operatore, ndërkohë që duhet të harmonizohen edhe standartet kombëtare.

Verën e vitit të kaluar Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev doli me propozimin për përpunimin e standarteve uniforme të sigurisë, në veçanti, për përpilimin e rregullores së koordinimit dhe bashkëveprimit në raste situatash emergjente të shteteve, kompanive operatore dhe organit mbikëqyrës. Propozohet gjithashtu përpunimi i kërkesave të reja suplementare dhe standarteve të ndërtimit të centraleve bërthamore në rajonet e prirura për t’iu nënshtruar më shpesh fatkeqësive natyrore.

Kjo iniciativë e Dimitri Medvediev u mbështet nga partnerët e Rusisë në “G-8” dhe “G-20” dhe u përfshi në Planin e Veprimit për Sigurinë Bërthamore të ANEA-s.

Rusia del gjithashtu për krijimin e mekanizmit unik të reagimit në raste situatash emergjente. Ky propozim u bë në vitin 2004, pas cunamit shkatërrimtar në Azinë Juglindore. Mbas shpërthimit dhe fundosjes së platformës së shpimit të naftës në Gjirin e Meksikës, në maj të vitit 2010, Moska kujtoi sërish mbi propozimin e saj. Tërmetet, zjarret e mëdha dhe fatkeqësi të tjera natyrore në Evropën Perëndimore, cunami dhe katastrofa teknogjene në centralin bërthamor japonez “Fukushima-1” konfirmuan nevojën e zbatimit të iniciativës ruse. Përfshirja e saj në dokumentet përfundimtare të sesionit të 20 të Forumit parlamentar të Azi-Paqësorit do të thotë se parlamentet e vendeve të Rajonit të Azi-Paqësorit do të duhet ti japin asaj mbështetje ligjore. Ndaj këtij fakti tërhoqi vemendjen Drejtuesi i Qendrës ruse të Studimeve Orientale Andrei Vollodin:

0- Kjo iniciativë do të duhet të gjejë zbatim në marrëdhëniet dypalëshe me partnere të tilla të Rusisë si Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Indonezia, India. Mbi bazë të arritjes së marrëveshjeve me to mund të krijohet programi i veprimeve të përbashkëta në raste fatkeqësish natyrore si në Rajonin e Azi-Paqësorit, ashtu dhe në gjithë pjesën tjetër të botës.

Konstantin Garibov