Ish-Ministri i Financave i Rusisë Aleksei Kudrin, i cili jo shumë kohë më parë u shkri në radhët e kritikëve të autoriteteve aktuale, bëri thirrje për dorëheqjen e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Rusisë Vladimir Çurov.

Aleksei Kudrin, ish Ministër i Financave, në jetën e vet të përditshme nuk është shquar si person veçanërisht publik. Por pas dorëheqjes së bujshme të tij, zgjedhjeve parlamentare të lidhura me një numër të madh skandalesh dhe protestave masive që i shoqëruan ato, ai u bë një nga newsmakers më të cituar.

Këtë here ish Ministri i Financave nëpërmjet Twitter i bëri thirrje Kreut të KQZ-së Vladimir Çurov të japë dorëheqjen. Në faqen e tij në Internet Aleksei Kudrin shkroi si vijon: “Dëgjova regjistrimin e intervistës së Vladimir Çurov dhënë Radiostacionit “Jehona e Moskës” («Эхо Москвы»). Vazhdoj ti mbetem besnik mendimit tim mbi domosdoshmërinë e dorëheqjes së tij. Mosbesimi ndaj Viktor Çurovit shkakton mosbesim ndaj zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të 4 marsit në vend. Ai do ti shkaktojë dëm reputacionit të autoriteteve në qoftë se nuk do të japë vetë dorëheqjen”.

Në intervistën që përmend Aleksandër Kudrin, Kreu i KQZ-së mohoi sërish faktet e shkeljeve gjatë votimit, duke përfshirë edhe informacionin mbi dëbimin e vëzhguesve nga qendrat e votimit dhe manipulimet me të dhënat e rezultateve përfundimtare të votimit.

Aleksei Kudrin konsideron të nevojshme shmangien e radikalizimit të prirjeve të protestës në gjirin e shoqërisë. Në blogun e tij në Internet ai vuri në dukje se midis lëvizjeve shoqërore dhe autoriteteve “është krijuar një hendek shumë i thellë”, por opozita mund ta reduktojë këtë distancë. Për më tepër se autoritetet shprehen të gatshme për dialog. Një nga kërkesat konkrete, sipas mendimit të ish Ministrit rus të Financave, mund të bëhej njohja “nga ana e autoriteteve e padrejtësisë që pati vend në zgjedhjet e kaluara parlamentare” dhe “zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme mbi bazë të rregullave të reja të drejta”.

Aleksei Kudrin mbështeti gjithashtu idenë e krijimit të programit “Ora e opozitës” në një nga kanalet kryesore televizive kombëtare. Ai është i bindur se çështja e qasjes së saj në mediat elektronike duhet të përfshihet në listën e kërkesave që duhet ti paraqiten autoriteteve.

0Ia vlen të theksohet fakti se as në Kremlin dhe as në radhët e opozitës mendimin e Aleksei Kudrinit nuk e komentuan.

Roman Mamonov