Shtetet anëtare të BE-së morrën vendimin për ta afruar nga data 30 për në 23 janar takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin do të diskutohet ndalimi i mundshëm i importeve të naftës iraniane. Për këtë njoftoi një burim diplomatik në Bruksel. Sanksionet e reja mund të vendosen në lidhje me faktin, se Irani, sipas mendimit të BE-së, nuk dëshiron si dhe më parë të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për çështjet që lidhen me zhvillimin e programit bërthamor iranian.

0Vendet e BE-së importojnë deri në 40% të naftës iraniane. Furnizimet e lëndës hidrokarbure nga ky vend realizohen me rrugë detare kryesisht në Itali, Spanjë dhe Greqi.