Dy turistët rusë, të cilët i kërkuan intensivisht gjatë dy ditëve në Mont Blanc, të martën i gjetën të vdekur, njoftoi zëdhënësi i xhandarmërisë malore të qytetit francez Chamonix. “Ata kishin marrë rrugën e ngjitjes për në Mont Blanc. Moti ishte jashtëzakonisht i keq, çadrën e tyre e mbuloi krejtësisht dëbora, - tha zëdhënësi i xhandarmërisë. Për vdekjen e turistëve policët francezë vunë në dijeni Ambasadën Ruse.

0Bashkëshortët Tatiana dhe Mihaill Zaharov fluturuan në Gjenevë më 23 dhjetor dhe u përgatitën për tu ngjitur në Mont Blanc. Të afërmit e tyre u ranë këmbanave të alarmit kur alpinistët nuk u kthyen në Moskë në kohën e planifikuar, më 6 janar. Ambasada e Federatës Ruse gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale. Javën e kaluar në Alpet ranë reshje shumë të dendura dëbore.