Ky dimër në rajonin e Kaliningradit (Rusia perëndimore) theu të gjitha rekordet e deritanishme të temperaturave dhe shkeli bile kalendarin natyror. Në vend të dëborës atje bien shira dhe ndriçon dielli. Për shkak të temperaturave anomalisht të larta për muajin janar, që tejkalojnë normën mesatarisht me 4 gradë, skiatorët nuk kanë hapur deri tani sezonin e skive, sepse atje ku zakonisht kalojnë pistat e rrëshqitjes kanë çelur lulet e para të pranverës.

0Në Kopshtin Botanik dhe në lehet e luleve në parqet urbane të zë syri aguliçe dhe lule bore, të cilat zakonisht çelin jo më parë se në fillim të muajit maj, në shkurret e jargavanëve janë fryrë sythet. Sipas parashikimeve të sinoptikëve, moti i ngrohtë do të mbajë edhe një javë dhe vendin e tij pastaj do ta zenë reshjet e dendura të dëborës dhe ngricat.