Në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) u shpall amnisti me rastin e datës së shënuar - ditëlindjes së dy ish-udhëheqësve të vendit - Presidentit Kim II Sung dhe Kim Jong II. Sipas njoftimit të bërë publik sot nëpërmjet kanaleve të Agjencisë Qendrore Telegrafike të Koresë, amnistia do të fillojë të veprojë më 1 shkurt. Se sa njerëz do të përfshihen nga veprimi i saj tani për tani nuk dihet.

Ky vit do të shënohet në RPDK si vit i 70-vjetorit të Kim Jong II dhe 100-vjetorit të babait të tij - Kim II Sung .

0Ndërkohë, mediat e Koresë së Jugut njoftojnë se në Korenë e Veriut do të lirohen rreth një mijë të burgosur.