Reformat politike janë të pamjaftueshme për daljen nga kriza që po përjeton aktualisht Siria, deklaroi sot Presidenti Bashar Al-Assad në një fjalim që mbajti përpara studentëve dhe publikut në Universitetin e Damaskut. Sipas fjalëve të tij, udhëheqja e Sirisë ka ndërmarrë tranformimin gradual që nga viti 2000, por tani vendi u përball me problemin e terrorizmit, i cili ndikon negativisht në procesin e zhvillimit të reformave.

Bashar Al-Assad premtoi zhvillimin e referendumit në muajin mars për projekt kushtetutën e re, pas të cilit, sipas fjalëve të tij, në vend do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Ai theksoi se do ta lërë postin e vet vetëm në qoftë se këtë do ta kërkojë populli sirian.

0Bashar Al-Assad ia ngarkoi gjithë përgjegjësinë për ngjarjet që po përjeton tani vendi “konspiracionit të jashtëm” dhe akuzoi Lidhjen e Shteteve Arabe për mbjelljen e përçarjes në gjirin e shoqërisë siriane.