Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë William Daley dha dorëheqjen, ndërsa në vend të tij u emërua Drejtori aktual i Dikasterit të Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë Jacob Lew, deklaroi të hënën Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama.

0William Daley u emërua në postin e Drejtuesit të Stafit të Shtëpisë së Bardhë rreth një vit më parë. Para kësaj ai ka qenë një nga top-menaxherët kryesorë të Bankës JP Morgan. Ai ka punuar gjithashtu edhe në administratën e Bill Clinton. Sipas njoftimeve të mediave, William Daley mori vendimin për dhënien e dorëheqjes nga posti i vet që javën e kaluar. Jacob Lew do të bëhet Shefi i tretë i Stafit të aparatit të Shtëpisë së Bardhë gjatë kohës së presidencës së Barack Obama pas Ram Emanuel, i cili u bë Kryetar i Bashkisë së Çikagos, dhe William Daley.