Forcat Tokësore të Rusisë në vitin 2012 do të marrin pjesë në rreth 70 stërvitje taktike ushtarake ndërkombëtare, njoftoi Zëdhënësi zyrtar i këtye forcave Sergei Vllasov.

0Sipas fjalëve të tij, përpjekjet kryesore do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit ushtarak me shtetet - anëtare të Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK). Përveç kësaj, në vitin 2012 do të zhvillohen manovrat e përbashkëta anti-terroriste të Forcave të Armatosura të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) - “Misioni i Paqes 2012” si dhe stërvitjet speciale ruso-indiane “Indra 2012”.