SHBA do të dëshironin që negociatat me Rusinë në lidhje me mbrojtjen antiraket (MAR) të avanconin në mënyrë më të suksesshme, deklaroi Nënsekretari Amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike Philip Gordon. Sipas mendimit të tij, të dy vendet mund të bashkëpunojnë në mënyrë të tillë që kjo ti shërbejë interesave të tyre. Ai theksoi se strategjia e re e mbrojtjes e SHBA nuk ndryshon planet për krijimin e mbrojtjes evropiane antiraket dhe se ky sistem nuk drejtohet kurrsesi kundër Rusisë.

0Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dislokojnë kompleksin e tyre të mbrojtjes antiraket në territorin evropian. Federata Ruse dhe NATO kanë rënë dakort për të bashkëpunuar në lidhje me këtë projekt që një vit më parë në samitin e tyre në Lisbonë. Por negociatat hynë në udhë pa krye për shkak të refuzimit të SHBA për të ofruar garanci ligjore të mosdrejtimit të sistemit në fjalë kundër Forcave ruse të frenimit bërthamor.