Në qytetin e dytë më të madh libian Benghazi u njoftua mbi krijimin e Partisë së parë islamike për Reformën dhe Zhvillimin në vend. Siç deklaruan themeluesit e saj, ata kanë ndërmend të marrin pjesë në ndërtimin e shtetit të ri në përputhje me ligjet e Shariatit.

0Partia për Reformën dhe Zhvillimin u duk menjëherë pas shfuqizimit të ligjit, që u imponua gjatë kohës së drejtimit të Muammar Gaddafi, i cili ndalonte çdo lloj aktiviteti politik, duke përfshirë edhe krijimin e partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.