Anijet e shpëtimit “Atlas” («Атлас») dhe “Suvorovec” («Суворовец») e sollën anijen frigorifer “Irina” nga Oqeani Paqësor deri në ishullin Kunashir. Atje ajo do ti nënshtrohet riparimit tejet të domosdoshëm me qëllim të tërheqjes së mëtejshme me rimorkiator deri në Vladivostok.

0Anija ruse “Irina” dha sinjalin “SOS” më 4 janar. Ajo u ndodh nën goditjen e fuqishme të stuhisë në afërsi të Ishujve Kurilet Jugore (Lindja e Largët). Elika e saj preku fundin e detit dhe në dhomën e motorëve filloi të depërtojë uji, ndërkohë që u prish dhe motori kryesor. Në bordin e saj ndodheshin 19 veta. Të gjithë ata janë transportuar tashmë në Juzhno-Kurilsk. Të premten e kaluar stuhia e fuqishme dhe dallgët e tërbuara këputën zinzhirin e spirancës të “Irinës” dhe e nxorrën atë në Oqeanin Paqësor.