Specialistët iranianë ia hynë punës për pasurimin e uraniumit në uzinën nëntokësore “Fordow”, njofton Agjencia “Reuters” me referim tek disa burime diplomatike. Pasurimi i uraniumit atje po bëhet deri në nivelin 20%, gjë kjo që, sipas njoftimeve të palës iraniane, është e nevojshme për sigurimin e punës së reaktorit që prodhon izotope për qëllime mjekësore.

0Uzina e pasurimit të uraniumit “Fordow” është ndërtuar jo larg qytetit Qom, në thellësi të malit. Sipas fjalëve të Kreut të Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Fereydoon Abbasi Davani, kjo “do të vështirësojë shkatërrimin e saj nga SHBA dhe aleatët e tyre”, të cilët e dyshojnë Iranin për zhvillimin e armës bërthamore nën maskën e programit të përftimit të energjisë bërthamore për qëllime paqësore.