Koncerni “Industria izraelite e aviacionit” përfundoi me “një nga vendet e Azisë” një kontratë për furnizimin e avionëve të papilotuar, raketave dhe sistemeve të tjera me shumë totale rreth 1.1 miliardë $, njofton Radio Izraeli. Zyrtarisht vendi me të cilin u lidh kontrata nuk përmendet, por botimi ekonomik “Globes” shkruan se koncerni ka zhvilluar që prej kohësh bisedime intensive mbi furnizimet ushtarake me Indinë.

0Botimi në fjalë vë në dukje gjithashtu se njoftimi mbi lidhjen e kontratës përkoi në kohë me vizitën e Ministrit të Jashtëm të Indisë në Izrael, i cili mbërriti në këtë vend për pjesëmarrje në aktivitetet që do të zhvillohen për nder të 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.