Dy persona u vranë dhe mbi 40 të tjerë u plagosën si rezultat i shërthimit të gazit sot në një restorant në jugperëndim të Moskës. Midis të lënduarve është edhe një fëmijë. Shpërthimi provokoi lindjen e zjarrit. Në godinën e restorantit u thyen xhamat, u deformuan muret dhe u shemb pjesërisht çatia.

0Në momentet aktuale zjarri u arrit të lokalizohet, po zhvillohet puna për pastrimin e pjesëve të shembura të godinës. Sipas versionit paraprak, shpërthyen bombolat e gazit në kuzhinën e restorantit.