Në pjesën lindore të Letonisë të hënën, për shkak të dëmtimit të binarëve të rrugës hekurudhore, doli nga shinat dhe u përmbys një tren mallrash që po vinte nga Bjellorusia me 16 çisterna të mbushura me kimikate të lëngshme. Si rezultat i aksidentit ndodhi derdhja e lëndëve kimike nga tre çisterna.

0Shpëtuesit ngritën përreth vendit të rrjedhjes së kimikateve një ledh mbrojtës. Sipërfaqja e përgjithshme e ndotjes është 4 mijë metra katrore. U derdhën gati 180 ton kimikate dhe kjo mund të përbëjë rrezik kërcënues mjaft serioz për mjedisin nëse pasojat e aksidentit nuk do të likuidohen në mënyrë operative.