Në vitin 2014 Flota Ushtarake Detare (FUD) e Rusisë do të pajiset me fregatën e projektit 11356 “Admiral Grigoroviç” («Адмирал Григорович»), e cila aktualisht po ndërtohet në uzinën “Jantar” («Янтарь») në Kaliningrad, njoftoi zëdhënësi i FUD.

Sipas fjalëve të tij, planifiokohet të ndërtohen gjithsej 3 fregata të projektit 11356. Në dhjetor të vitit 2011 uzina ia hyri punës për ndërtimin e fregatës së dytë - “Admiral Essen” («Адмирал Эссен»).

0Fregata e projektit 11356 është projektuar për zhvillimin e veprimeve luftarake kundër anijeve sipërfaqësore, nëndetëseve në zonat oqeanike dhe detare si dhe për parandalimin e goditjeve të mjeteve të sulmit ajror. Fregata është e aftë të mbartë armë anti-anije, sisteme raketore zenit (anti-ajrore), armatime artilerie, silura dhe bomba detare, njoftoi Zëdhënësi i Flotës Ushtarake Detare të Rusisë.